Rrëfehet Leclerc: Kjo është pika e dobët e Ferrarit këtë sezon

12 Maj 2022
8:55
Telesport
back button

Pas dy fitoreve në tri garat e para, skuadra e Ferrarit ka ngecur në dy garat e fundit, duke “hapur krahun” karshi Red Bull. Gjithsesi, makina italiane udhëheq të dy kampionet, ndërkohë që Charles Leclerc ka 19 pikë epërsi ndaj Max Verstappen. Piloti monogask i “kokëkuqes” ka folur për situatën jo fort të mirë të Ferrarit, që po vuan epërsinë e rivalëve austriakë.

Momentalisht duket se Red Bull është pak më mirë se ne për sa i përket ritmit të garës. Në dy garat e fundit kanë qenë superiorë në menaxhimin e gomave, kryesisht atyre të mesme. Ndërsa në provat zyrtare ne jemi më të shpejtë me gomat e buta, por kur me ato goma zhvillojmë shumë xhiro, atëherë kemi vështirësi në menaxhimin e tyre”, tha Leclerc.

Pra, menaxhimi i gomave mbetet një problem për ne, që nuk u shfaq shumë në garat e para, por tani po na penalizon disi. Gjithsesi, jemi duke u paraqitur mirë dhe diferencat me Red Bull janë të vogla e mendoj se në garat e radhës do të shohim një Ferrari tjetër, që do të jetë përpara”, u shpreh Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit