Rrëfehet Shaqiri: Kam lindur për turnetë e mëdhenj, ja si “erdhi” goli ndaj Skocisë

21 Qershor 2024
8:59
Telesport
back button

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, që luan për kombëtaren e Zvicrës k shkuar një faqe të historisë, duke u bërë futbollisti i parë europian që realizon në gjashtë turne radhazi (3 Kupa të Botës dhe 3 Europianë). Goli i fundit ndaj Skocisë (1-1) në Euro 2024 ishte një perlë.

Doja të shfrytëzoja sa më shumë gabimin e kundërshtarit. Pashë portierin jashtë shtyllave dhe mendova të godas menjëherë. Munda të ndihmoja kombëtaren dhe jam i lumtur që realizova. Më vjen mirë, duket sikur kam lindur për të luajtur dhe shënuar në turnetë e mëdhenj”, u shpreh Shaqiri.

Pashë që portieri ishte jashtë shtyllave dhe thashë me vete: “Hajde, fute”. Ishte një gol i rëndësishëm dhe gjithashtu shumë i bukur. Jemi pak të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen, por në fund mendoj se ishte një 1-1 e drejtë. Skocia luftoi deri në fund dhe madje u përpoq të shënonte, por mendoj se ne ishim skuadra më e mirë”, tha Shaqiri .

Zvicra, me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, synon ende kualifikimin, teksa do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e fundit në grup. “Ne duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. Duhet të shënojmë dhe të përfitojmë nga mundësitë tona në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Xherdan Shaqiri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit