Rrëfehet Southgate: Donim ta zëvendësonim Bellingham, ai jeton për momente të tilla

1 Korrik 2024
8:32
Telesport
back button

Anglia arriti një fitore të vështirë 2-1 ndaj Slovakisë në Euro 2024. Fitore me përmbysje arritur në kohën shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Por edhe goli i barazimit për “3 luanët” erdhi në minutën e 94-t, me Jude Bellingham.

Jam shumë krenar për lojtarët dhe shpirtin e treguar. Të gjithë ata ndihmuan që ne ka kalojmë këtë rival të vështirë. Ata po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kjo bëri diferencën në fushë ndaj Sllovakisë”, tha trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Duke folur për golin me roveshatë të Bellinhgma, që çoi takimin në shtesë, ai shtoi: “Ishte fantastike. Ne po mendonim ta zëvendësonim, por ju e dini se ai është i aftë për momente të tilla”.

“E dimë që në lojë duhej të bënim më mirë me topin, por nuk mundëm të gjenim zgjidhjet e duhura në pjesën e pare. Ndërsa në pjesën e dytë ne dolëm më mirë edhe pse nën presion ata vazhduan të përpiqeshin”, tha Southgate.

Kane? Ai është një golashënues i jashtëzakonshëm, ai po e udhëheq ekipin shumë mirë. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm si një kapiten që e mban anijen të qëndrueshme. Ai e ka kaluar atë situatë më parë dhe netë si kjo janë ato që të rinjtë do të shikojnë prapa sepse kjo është ajo që ndodh në turne”, tha Southgate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit