Rrëfehet Ten Hag: Manchester United foli me Tuchel dhe trajnerë të tjerë ndërsa unë drejtoja

17 Qershor 2024
8:27
Telesport
back button

Këtë javë, ndërsa ishte me pushime, Erik ten Hag, mori konfirmimin se do të qëndronte si trajner i Manchester United: “Drejtuesit e klubit erdhi tek unë ndërsa isha me pushime në Ibiza”, tha Ten Hag.

Ata papritmas u shfaqën në derën time dhe më thanë se donin që të vazhdonin të punonin me mua“, u shpreh trajneri holandez, që nuk e kishte të sigurtë vendin pas një sezoni të vështirë, ku fitoi trofeun e FA Cup.

Trajneri tregon një prapaskenë disi tronditëse për të në muajt e fundit, ku klubi ka biseduar me disa kandidatë për stolin e “djajve te kuq” ndërkohë që aid rejtonte skuadrën. “Ata më thanë se kishin biseduar me disa drejtues“, rrëfehet Ten Hag.

Në Holandë kjo nuk lejohet. Më pas është e ndaluar të flasësh me trajnerë të tjerë kur ka ende një trajner në krye. Më thanë se ata folën edhe me Tuchel, por ndoshta ata arritën në përfundimin se ata tashmë kishin trajnerin më të mirë”, tha Ten Hag.

Kemi pasur bisedime të mira, janë diskutuar tema të ndryshme. Konkluzioni është se do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të rishohim kontratën”, tha trajneri 54-vjeçar i cili aktualisht ka një kontratë e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit