Kur gjithçka dukej se i përkishte së kaluarës, Nico Williams vendosi të hapte “Kutinë e Pandorës”. Anësori i majtë i Athletic Bilbao, që u bë kampion i Europës me Spanjën, zbuloi disa informacione në lidhje me presionin që mori nga bota “blaugrana” për të luajtur në “Camp Nou”.
Ai u shpreh se e kanë lutur dhe marrë me të mira gjatë gjithë verës, jo nga klubi, por nga lojtarët. 22-vjeçari Nico Williams foli në programin televiziv ‘La Revuelta’ për të treguar një histori pikante: “Thashethemet në verë për kalimin te Barcelona? Ishte një situatë e vështirë”.
Më tej, Nico Williams shtoi: “Për më tepër, bastardët Lamine Yamal, Balde dhe të tjerët nuk më ndihmuan. Më thane: vëlla hajde tani, hajde tani”. Një këmbëngulje e vazhdueshme me bashkëlojtarët e tij të kombëtares që i dërgonin vazhdimisht mesazhe mesazhe.
Telenovela nuk mbaron këtu. Sepse gjatë verës edhe tifozët e Barçës e kërkuan në rrjetet sociale, duke u përpjekur vazhdimisht ta bindnin të vinte në Katalonjë. “Është e vështirë t’i shpëtosh kësaj situate. Vazhdoj të marr mesazhe, pak nga gjithçka. Shumë thonë “shko në Barca” dhe të tjerë thonë “nuk kemi më nevojë për ty”, tha Williams.