I intervistuar nga “Eleven Sports Poland”, mesfushori i Interit, Piotr Zielinski komentoi ofertën e marrë nga Arabia Saudite: “Kushdo që merr një ofertë të tillë e di që shifra kaq të mëdha jua turbullojnë mendjen. Megjithatë, pas një ose dy ditësh, kur një person konsultohet me të dashurit e vet, vendos synime për atë që është e rëndësishme në një moment të caktuar.
Për dikë mund të jenë paratë, për një tjetër mund të jetë dëshira për të konkurruar me lojtarët më të mirë në botë dhe mundësia për të provuar veten në Ligën e Kampionëve. Ky i dyti ka qenë prioriteti im kryesor që në fillim.
Sigurisht, dy ditët e para mendova: Po shkoj në Arabi, do të marr me vete të dashurit e mi dhe do të jetojmë mirë. Megjithatë, ky mendim zgjati vetëm dy ditë. Jam i lumtur që ndodhi kështu, nuk u tundova nga oferta e majme financiare. Jam i lumtur që ndodhem këtu ku jam, fitoj para të mira dhe mund të luaj në nivelin më të lartë.
Unë vendosa kontakte me zikaltrit dhe ditë pas dite, muaj pas muaji interesi bëhej gjithnjë e më konkret. Përfitova nga kjo ofertë dhe jam i lumtur, sepse këtu mund të shoh madhështinë e këtij klubi. Interi është ekip i mrekullueshëm, kemi synim të arrijmë gjithmonë sa më larg në çdo garë.
Mendoj se Interi mund ta përballojë këtë ambicie. Do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë sezon të veçantë. Nuk kisha pasur kurrë kaq shumë konkurrencë, por e prisja. Interi ishte një nga skuadrat më të mira dhe pas ardhjes sime u bë edhe më e fortë. Besoj se do t’i demonstroj aftësitë e mia. Interi do të arrijë një nivel edhe më të lartë”.