Rrëfimet e bujshme sek*uale të futbollistëve; intimitetet e dhomave të gjumit që u bënë publike

29 Nëntor 2023
11:26
Alfred Lleshi
back button

Përmbledhje e rrëfimeve seksuale, të bëra nga yjet e futbollit, ose që i prekin drejtpërdrejt ata: Curcic, George Best, Carlos Kaiser, Chiellini, Cassano, Rami… Rrëfimet e shkëlqyera të futbollit; nga një mikropenis te të bësh seks 12 herë në natë me Pamela Anderson.

Aleksandr Kokorin pohoi se Rami, futbollisti i njohur francez i disa skuadrave, kryente marrëdhënie seksuale me Pamela Anderson 12 herë në natë: “Rami na tregoi shumë gjëra interesante për Pamela Anderson. Sigurisht, të gjithë u interesuan se si ishte marrëdhënia e tyre në shtrat. Rami tha se Pamela ishte gruaja më e mirë që kishte pasur ndonjëherë në jetën e tij”.

Antonio Cassano, ish-lojtari i Real Madridit, shkruan në autobiografinë e tij “I them të gjitha” se “kam shkuar me 600 ose 700 femra, rreth 20 prej tyre janë nga bota e argëtimit”.

“Daily Star Sport” kujton se aktorja Mari Cielo Pajares, e bija e Andrés Pajares, pohoi në librin e saj se kishte pasur një lidhje seksuale me një futbollist portugez (identitetin e të cilit nuk e zbuloi), i cili “kishte mikropenis, organin mashkullor më të vogël që kisha parë ndonjëherë”, i cili i dukej si “një krimb i humbur në xhunglën e Amazonës”.

Giorgio Chiellini, mbrojtësi legjendar italian, tha në podkastin e Serie A: “Më shikoni. Shikoni sa i shëmtuar jam, nuk jam aspak i pashëm…” Sidoqoftë, ai e pranoi publikisht se “të qenit një futbollist i suksesshëm më ka ndihmuar të fle me më shumë femra”. Në vitin 2021, ai kishte thënë tashmë se “jam më i shëmtuar se uria. Për mua, flirtimi pa qenë futbollist do të ishte i pamundur”.

Carlos Kaiser, futbollisti më i mirë që nuk ka luajtur kurrë (ai kishte një karrierë 13-vjeçare si futbollist profesionist, pa luajtur dhe pa pasur pothuajse asnjë aftësi me topin) tha: “Unë jam futbollisti më i mirë që nuk ka luajtur kurrë futboll. Kam fjetur me 1000 femra dhe kam bërë sikur jam i lënduar gjatë gjithë karrierës sime. Të qenit futbollist më bëri magnet për femrat. Isha i varur nga seksi, si Michael Douglas”.

Futbollisti George Best u kap duke bërë seks me një femër përpara se të luante gjysmëfinalen e “FA Cup” me Manchester United kundër Leeds: “Lojtarët e Leeds morën vesh se çfarë kishte ndodhur në hotel dhe Johnny Giles më sulmoi në fushë”. Futbollisti legjendar nga Belfast-i vlerësohet se ka thënë: “Kam shpenzuar pasurinë time për femra, alkool dhe makina, por pjesën tjetër e kam humbur”.

Futbollisti serb, Sasha Curcic njihej si “Serbi George Best”. “I kam shpenzuar paratë e mia për femra, makina sportive dhe alkool… Jam dakord me atë që thotë George Bestse…, e kemi humbur pjesën tjetër”, – pranoi Curcic, i cili zbuloi romancat e tij me personazhe të famshëm si Eva Herzigova, Naomi Campbell apo Carmen Electra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit