Rrëfimi i gjatë i Ilary Blasi për divorcin e bujshëm me Totti: Më poshtëroi si grua dhe si nënë

25 Nëntor 2023
12:21
Alfred Lleshi
back button

Me zhurmë nisi dokumentari “Unica”, në të cilin për herë të parë Ilary Blasi tregon të vërtetën e saj për Francesco Tottin dhe fundin e martesës me ish-kapitenin e Romës: “Nuk kishim probleme, ishim një çift i lumtur”. Autori i doku-filmit të Netflix e pyet: “A ishte gjithçka në rregull?”

Ilary e kupton menjëherë nëntekstin: “Ne bënim seks rregullisht, madje më shumë se një çift që ka 20 vjet bashkë”. Vetëm për ta bërë të qartë se nuk ishte ky problemi…

Dokumentari hapet menjëherë me fjalët e Ilary për ndarjen, vetëm për ta bërë të qartë se çfarë “humori” do të ketë i gjithë ky prodhim ekskluziv i Netflix, i kompletuar me imazhet e faqeve në internet, gazetat, fjalët e nënës së saj (“Ajo vuajti shumë”) dhe motrave të saj:

“Më dukej e pamundur që të ndaheshin”. Më pas është radha e saj: “Është hera e parë që flas për të gjitha këto, kam nevojë të sqarohem. Jam mësuar të bëhem objekt lajmesh të rreme për një “like” më shumë. Tani po them të vërtetën time”.

Ilary dhe Totti, kur filloi kriza
“Gjithmonë i gëzuar, nuk mbaj mend ndonjë grindje të madhe, – fillon të thotë Ilary Blasi. – Ne gjithashtu bënim seks rregullisht, ndoshta edhe më shumë se një çift që janë bashkë për 20 vite. Pastaj nga fillimi i nëntorit 2021 takimet tona do të bëheshin sporadike. Francesco u bë i turpshëm, ose e thënë ndryshe, i zemëruar. Pastaj, pas disa ditësh e pyeta, ai nuk më ktheu përgjigje. Fillova të ndjeja se ai ishte i zemëruar me mua, por nuk u deklarua. Dhe kështu i bëra pyetje të tjera, por nuk më dha motiv të qartë pse ishte ftohur ashtu. Kështu kaluam edhe një muaj tjetër”.

Ilary, Totti dhe gënjeshtra për një burrë tjetër
“Shkuam për darkë në fund të janarit, me Alessia, burrin e saj dhe çifte të tjera. Në një moment Francesco na telefonon mua dhe Alessia dhe më thotë: Më jep telefonin. Ai futet në Instagram, kërkon profilin e një djali dhe na pyet nëse e njohim. Ne i themi po, por e mohojmë ta kemi takuar ndonjëherë.

E kuptuam që ishte inatosur. Ne silleshim si idiotë mes shokëve, ishim kureshtarë për këtë djalin. Gjithçka zgjati disa sekonda, ai kishte bindje se e kishim takuar. Atë gjë ma përsëriste vazhdimisht nga 11 tetori. Aty kuptova që më kishte kontrolluar telefonin dhe kishte gjetur një shkëmbim mesazhesh mes tij dhe Alessia për një kafe”.

Ilary, në atë moment, lexon mesazhet e plota zanore. Dhe tregon se si me të vërtetë, ajo dhe shoku i saj shkuan në shtëpinë e këtij djali për një kafe 40 minuta në Milano: “Mendova gjithçka, përveçse këtij zbulimi të tij. E kuptoj xhelozinë, por në 20 vite nuk e kisha bërë asnjëherë të dyshonte”.

“Totti më tha se kishte vdekur brenda për shkakun tim”
Ilary Blasi vazhdon: “Kisha ndjenja faji dhe këtu ai qau për herë të parë, sepse tha se ishte faji im, që kisha shkatërruar gjithçka, se kishte vdekur brenda për shkakun tim. E vura veten në vend të tij dhe thuajse e justifikova, e kuptova, por fola me të, u përballa me këtë problem dhe ai nuk lëvizi prej andej”. Ilary tregon se çfarë e bëri të dashurohej me Tottin: “Ai pëlqen të bëjë gjëra të thjeshta, si unë. Shoqërohet me të njëjtët njerëz, është i përulur”.

“Fanella unike me numrin 6 nuk më përket më mua”
“Unë u martova me të për dashuri, – pohon dhe përsërit Ilary Blasi, – jo për para. Nuk e kam ndjekur kurrë futbollin, në fakt më mërzit”. Motra e saj, Silvia konfirmon: “Ai ende nuk ka kuptuar asgjë”.

Më tej Ilary flet për fillimet e historisë së tyre, kur u takuan për herë të parë në një pijetore: “Nga ana ime nuk ishte dashuri me shikim të parë, nuk doja të isha numër për të. Ai më ftoi në derbi për të më bindur, po përgatiste bluzën unike me numrin 6. Shokët e tij më kapën për të më treguar bluzën dhe… e patë të gjithë”.

Ilary tregon fanellën origjinale në shtëpi: “Është e çuditshme që gjithçka filloi nga këtu, por nuk e di nëse kjo fanellë më përket më mua”.

Totti dhe marrëdhënia e prishur me kushëririn Angelo
Në dokumentar ka hapësirë ​​edhe për Giorgia, shoqja e dashur e Ilary dhe gruaja e Angelo, kushëririt të Tottit: “Ai dhe Francesco ishin të pandarë për 40 vite. Tani nuk është më kështu”.

Ilary dhe pushimet me miqtë e saj në Londër
Ka vend edhe për buzëqeshje, kur Ilary filmohet me pushime me miqtë e saj në Londër: “Qeshim e bëjmë shaka kur thuhet se Blasi është hiper aktive herët në mëngjes, i nxjerr të gjithë nga rutina”.

Vitet e fundit të Ilary dhe Tottit si futbollist
“Është e vështirë të jesh pranë një personi që po kalonte një periudhë kaq të errët. Besoj se kur e përjeton atë adrenalinë është e vështirë të mendosh se nuk do të jetë më ashtu. Ky është fati i të gjithë sportistëve. Mbrëmjen para lamtumirës së tij nga Roma ecëm nëpër kryeqytet mbi një skuter, ai nuk mund të flinte”.

Është hera e dytë, në dokumentar, ku Ilary shfaqet mjaft e prekur: “Në ditët në vijim, ai e shikoi lamtumirën në televisor nga divani”. Ilary vazhdon të qajë: “Nuk e di nëse e ka pranuar ndonjëherë të gjithë këtë, por deri në atë moment ishte periudha më e vështirë në historinë tonë”.

“Kur u rrëzova për Tottin dhe Noemi”
I rikthehet të folurit për fillimin e ndarjes: “Më bëri të ndihem fajtore. Në shkurt doli lajmi (Noemi Bocchi e zbulua nga “Dagospia”), të gjitha gazetat e bënë të mirëqenë. Për mua ishte një mënyrë për t’i thënë: E sheh kush tradhron? Kush është kjo? Më tha: Nuk e di kush është, duhet të jetë prezantuar me mua në një klub padel, ndoshta më ka kërkuar një foto për fëmijët.

Ishte shumë i sigurt, i sinqertë. I telefonoj mamit, e pyes nëse mund të vinte në shtëpi dhe më pas rrëzohem, e humbas fare…” Mamaja e saj e konfirmon: “Nuk e kam parë kurrë të qante ashtu”. Ilary shton: “Ai ishte betuar para meje dhe fëmijëve të tij se ishte e gjitha e sajuar. Po, po, u betua”. Më tej, Ilary qan pa pushim.

Ultimatumi i Tottit: Lëre punën tënde…
Ilary flet përsëri dhe thotë: “Më tha: për ta zgjidhur këtë duhet t’iu japësh fund gjërave me Alessia, të ndryshosh numrin, të çabonohesh nga të gjitha rrjetet sociale dhe të mos punosh”. Unë i thashë: Francesco, kështu po më trajton? Nuk është mënyra e duhur për t’i rikuperuar gjërat. Ai më pa si të isha askushi për të…”

Konfirmimi i historisë mes Tottit dhe Noemi
“Në qershor takova një paparac që donte të fliste me mua dhe më tha se kishte një foto. Në një xhakuzi ishte Francesco, një shoku ynë dhe një grua bionde. Unë e njihja mirë atë xhakuzi në Monte Carlo, e dija që Totti ishte aty. I kërkova shpjegime dhe më tha se ishte një zonjë e huaj. Ishte i ftohtë, i sigurtë, sfitues.

Kishte thashetheme nëpër Romë, në thelb ai kishte një jetë të dyfishtë. Roma e dinte, por asnjë nuk më tha asnjëherë ndonjë gjë. Me siguri nuk donin ta pranonin shkatërrimin e një familjeje kaq të madhe dhe simbolike”.

Takimi i Ilary dhe Noemi Bocchi dhe Isabela
“Në fund të qershorit, Isabela kthehet nga dreka me të atin plot lojëra. E pyes se kush t’i ka dhënë këto lojëra, më thotë miq të rinj. Më thotë emrat e fëmijëve të Noemi, që kishte takuar. Fillova t’i lidh pikat dhe gjithçka përkoi. Më në fund e mora përgjigjen. Nuk mund ta besoja njeriun që kishte qenë 20 vite pranë meje, që gjithmonë thoshte se nuk jetonte dot pa mua. U ndjeva budallaqe. Ndjeva zhgënjim, neveri, zemërim, por e çliruar sepse nuk kisha më ndjenja faji”.

Zgjedhja për ta hetuar Tottin, aksidenti
“Ai e kishte lënë të dilte për darkë, telefonoj Giorgia, gjej adresën e kësaj vajzës dhe shohim makinën e saj të parkuar. Aty kuptuam gjithçka. Ndërsa vrapova dhe u largova, godita me kokë një pemë. Pastaj pajtova një hetues në Milano, ia vyra pas që të faktonte gjithçka”.

Flet hetuesi
“Francesco më thotë se do të shkojë për darkë me Isabela në restorant, por e dija që nuk ishte kështu. Nuk i kisha të gjitha provat, hetuesi i siguroi”. Hetuesi konfirmon: “Ai kishte një roje”. Ilary shton: “Një natë më parë më kërkonte seks. Dhe padyshim që nuk ia dhashë më këtë lumturi. Ai ishte i zoti të fliste budallallëqe, këtë mund ta them tani. Më poshtëroi si grua dhe si nënë. Ai donte të shkruante në deklaratë se kishte bërë gjithçka për të shpëtuar martesën dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse nuk ishte e vërteta”.

Lamtumira e Ilary dhe Tottit në vilën Eur
Ilary tregon se si përfundoi martesa e saj me Tottin: “Ai nuk kishte dalë ende nga shtëpia, shkonte lart e poshtë. Kishte qenë në Dubai me të dhe më pas u kthye në shtëpi. Në atë moment, për qetësinë e fëmijëve, i jap ultimatum. Ai donte të shkonte në lundrim me djemtë dhe Noemi, bashkë me disa shokë, por nuk u pajtova. Sidomos për Isabela. Pastaj i thashë: Ok, shko. Por kur të ktheheni do të dilni nga shtëpia. Më 11 janar u largua”.

Ilary dhe fjalët e fundit për Tottin
Në fund, ende e prekur, Ilary Blasi thotë: “20 vitet do të jenë gjithmonë aty për mua, nuk mund t’i fshish, do të ishte marrëzi, ishte një histori e bukur dashurie dhe një martesë e lumtur, nuk pendohem. Çdo gjë kështu ka mbaruar. Prisja që ai të merrte përgjegjësinë dhe të më thoshte gjëra duke më parë në sy. Ai gënjeu deri në fund. Edhe ne duhet t’i kapërcejmë gjërat, megjithatë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit