Rrëfimi prekës i Morata: Preka fundin dhe u ndjeva si m*t. Pa gruan dhe psikiatrin tim do të isha dorëzuar

29 Qershor 2024
17:35
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë prekëse të dhënë për “El Chiringuito”, Alvaro Morata ka rrëfyer se ka përjetuar momente mjaft të ndërlikuara, në të cilat ka menduar të dorëzohet: “Unë preka fundin, mendova të dorëzohesha.

Nuk dua të ndalem shumë te kjo temë, sepse duket sikur po justifikohem… Është një çështje respekti. Në Spanjë jam kritikuar pafundësisht, kam përjetuar shumë episode të pakëndshme, edhe në rrugë. Kjo është ajo që më ndodhte çdo ditë, kur shkoja në supermarket me fëmijët e mi ose kur i çoja në stërvitje.

Shumë pak njerëz më njohin vërtet. Dhe shumë njerëz që kam takuar gjatë gjithë jetës sime kanë ndryshuar mendimin e tyre për mua”.

Morata mori ndihmë jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga psikologë e psikiatër, diçka që tani është gjithnjë e më e zakonshme në botën e futbollit, ku presionet janë gjithnjë e më të mëdha: “Kam menduar shumë herë të dorëzohesha, teksa kisha prekur fundin.

Kur bisedoj me fëmijët e mi, gjëja më e mirë që mund t’iu mësoj është se jam ndjerë shumë herë si m*ut, por në fund kam dalë gjithmonë prej situatave të vështira. Ky është një burim krenarie për mua, psikiatri dhe trajneri më ndihmuan shumë.

Ata dhe gruaja ime janë filli që më mbështesin në momente delikate, janë forca që më bëjnë ta shoh veten me sy ndryshe… Pa gruan time do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, mund të isha dorëzuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit