Rrëfimi tronditës i Raffaela-s, zbulon si keqtrajtohej vajza e Balotelli-it në kopsht

8 Nëntor 2019
19:48
Denis Hakanaj
back button

Raffaela Fico, ish-e dashura e Mario Balotelli-t dhe mamaja e Pia-s, vajza e lindur nga marrëdhënia me sulmuesin e Brescia-s, ka rrëfyer në emisionin “Storie Italiane” (Histori Italiane) të Rai Uno disa episode racizmi në të cilët janë përfshirë ajo dhe vajza e saj:

“Vajzës sime, kur shkonte në kopsht, një vajzë i ka thënë ‘je një zezake muti, sjell infeksione. Nuk mund t’i këmbejmë lodrat, nuk mund t’i japim dorën njëra tjetrës’. Është e vështirë t’i shpjegosh një situatë të tillë një fëmije”, ka thënë  Fico.

“Shpresoj që këto fenomene të pakësohen, por kam frikë se vajza ime do të vazhdojë të përballet me situata të ngjashme. Ajo ka parë intervistën e babait në televizor pas ndeshjes dhe i ka dërguar një mesazh ‘Me vjen keq për ty, janë injorantë. Mos i dëgjo'”.

Fico ka folur edhe për Balotelli-n dhe reagimin e tij pas episodit të Verona-s: “E kam takuar pas ndeshjes, ishte i tronditur dhe nervoz. Ndihej shumë keq, nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Të vret të dëgjosh gjëra të caktuara. Kur isha me të, 7-8 vite më parë, më ka ndodhur të futem në një lokal dhe njerëzit kanë filluar të bënin si majmunë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit