Manchester City akuzohet për 115 rregulla të thyera gjatë merkatos, duke kaluar kufijtë e lejuar të Fair Play financiar. Këtë të hënë nisi zyrtarisht gjyqi kundër klubit.
Ky gjyq po mbikëqyret nga një komision i pavarur prej tre gjyqtarësh dhe i referohet periudhës së transferimeve nga viti 2009 deri në vitin 2018.
Drejtuesit e City deri tani thuhet se nuk kanë dhënë detaje të sakta për pagesat e lojtarëve dhe trajnerëve, kanë shkelur rregullat e deklarimit të fitimit dhe kanë mospërputhje me rregulloret e UEFA-s për transferimin e lojtarëve.
Klubi anglez pretendon se është i pafajshëm. Kështu tha edhe Pep Guardiola pak ditë më parë: “Deri ditën kur mbaron gjyqi, të gjithë janë të konsideruar të pafajshëm, kështu që prisni”.
Telegraph raporton se, nëse vërtetohen shumica e akuzave, City nuk është se do t’ia hedhë vetëm duke u rrëzuar nga kategoria, por do të marrë gjoba të majme dhe do të përjashtohet nga FA Cup dhe Carabao Cup.