Rudiger: E dimë se çfarë do të thotë të luash një finale të Champions me fanellën e Real Madrid

29 Maj 2024
12:55
Telesport
back button

I intervistuar gjatë “Open Media Day” të klubit madrilen, përpara finales kundër Borussia Dormund, mbrojtësi Antonio Rudiger foli për ndeshjen e Wembley, që zhvillohet më 1 qershor: “Për mua është shumë e rëndësishme të kem energji të mirë në dhomën e zhveshjes”.

Të luash për këtë klub është një ëndërr që është bërë realitet, ndaj përpiqem ta shijoj çdo ditë dhe të tregoj versionin tim më të mire. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi është një finale. Ata do të jenë shumë të përgatitur dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, tha qendërmbrojtësi gjerman që luan me Real Madrid.

Duhet të jemi në formën më të mirë dhe të disiplinuar nëse duam të shënojmë një gol më shumë se ata, sepse ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër një ekipi si Dortmundi, sepse kam luajtur aty kur kam qenë i vogël dhe mezi pres që të vijë ajo ditë. I njoh mirë disa lojtarë, edhe Fullkurg, por do të përgatitem si gjithmonë për t’u përballur me të”, vazhdon Rudiger.

Duhet të jemi të mirë dhe të disiplinuar me topin në këmbë, pastaj kemi lojtarë si Vinicius, Rodrygo apo Bellingham që mund të shënojnë në çdo moment. Ne duhet ta shijojmë këtë javë me finalen sepse nuk ndodh shumë herë që ta përjetojmë edhe nëse historia e klubit thotë ndryshe”, u shpreh Rudiger.

Java para finales ishte gjithmonë shumë e veçantë edhe kur luajta kundër Chelsea. Këtu, megjithatë, ka më shumë presion për shkak të historisë së klubit, të gjithë këtu e dinë se çfarë do të thotë të luash një finale të Champions League me këtë fanellë”, tha mbrojtësi gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit