“Rudiger është i Real Madrid: klauzola është e bujshme”

11 Maj 2022
16:29
Denis Hakanaj
back button

Sipas lajmit të publikuar nga e përditshmja spanjolle Marca në faqen e parë, Antonio Rudiger duket se është një lojtar i ri i Real Madrid-it.

Mbrojtësi, i cili në një moment të parë është ndjekur edhe nga Juventus-i, ka qenë drejt skadencës së kontratës me Chelsea-n dhe duket se ka arritur një marrëveshje me madrilenët.

Pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, Rudiger duket se është gati të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare për rreth 9/10 milionë euro në sezon, përveç një bonusi të majmë për firmën.

Gjithashtu, në marrëveshjen e mes lojtarit dhe Los Blancos duket se është përfshirë edhe një klauzolë e frikshme për prishjen e parakohshme të kontratës: 400 milionë euro.

29-vjeçari do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Real Madrid jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Në fakt, në 50 ndeshjet e luajtura me Chelsea-n në këtë sezon, Rudiger ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit