I freskët nga fitimi i Champions League me Real Madridin, mbrojtësi Antonio Rudiger ka këshilluar shokët e skuadrës te Gjermania që të kopjojnë një tipar kyç nga madrilenët në Euro 2024.
Gjermania do të jetë mikpritëse e turneut, i cili do të fillojë më 14 qershor, duke kërkuar të fitojë europianin e katërt dhe të parin që nga viti 1996.
Real Madrid mposhti Borussia Dortmundin 2-0 në Wembley të shtunën e kaluar, me Antonio Rudiger që luajti sërish një rol kryesor për skuadrën e tij.
Ishte një titull i 15-të për Los Blancos, duke i kurorëzuar ata si mbretërit e padiskutueshëm të futbollit europian për klube.
Mbrojtësi 31-vjeçar është bashkuar me pjesën tjetër të kombëtares gjermane ndërsa përgatiten për fazën e tyre të grupeve që do t’i shohë ata të përballen me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Në konferencën e tij të parë për shtyp me Gjermaninë, Antonio Rudiger tha se Die Mannschaft duhet të jetë e pamëshirshme si Real Madrid në fushë.
“Çarë mund të mësojë Gjermania nga Real Madrid? Instinktin vrasës!”.
Gjermanët kanë pasur vështirësi në turnetë e fundit të mëdha në të cilat janë paraqitur që nga fitimi i Kupës së Botës 2014. Kjo pavarësisht se kanë disa nga lojtarët më të mirë evropianë, si dhe trajnerët.
Ata u eliminuan nga faza e grupeve e Kupës së Botës 2018 dhe 2022 dhe u eliminuar në raundin e 1/8-ave në Euro 2020.
Gjermania do të fillojë turneun e saj kundër Skocisë më 14 qershor.