Rudiger zbulon anën e errët të Sarri-t: Dukej sikur do çmendej 

11 Dhjetor 2018
18:40
Denis Hakanaj
back button

Më mirë të të duan apo të të kenë frikë? Një pyetje mjaft e vjetër, duke qenë se është një nga temat kryesore të shtruara te vepra e famshme e Machiavelli-t, "Princi". A është rastësi që edhe Sarri është toskan, ashtu si historiani dhe politikani fiorentin? Jo dhe aq, pasi trajneri italian frymëzohet më shumë se të gjithë nga traktati i pavdekshëm i politikës dhe…psikologjisë. Në disa raste është më mirë që të mos e zemërosh teknikun, ashtu siç konfirmon edhe Antonio Rudiger për “Evening Standard”.

“Pas ndeshjes kundër Wolves ishte i frikshëm. Dukej sikur do çmendej, por kishte të drejtë, sepse ishte një ndeshje që nuk duhej ta humbnim”. Por, siç konfirmon Rudiger, fjalimi që mbajti një ditë më vonë, ishte çelësi për të qenë në gjendje për të mposhtur City-n e Guardiola-s.

“Të nesërmen, Sarri ishte shumë i qetë dhe e ishte i qartë në atë që thoshte. Foli me ne dhe na bëri të kuptojmë se duhet të besojmë tek vetja jonë. Donte që të përballeshim me Manchester City-n me bindjen që mund ta fitonim ndeshjen”. Dhe kështu ndodhi. Dhe lind përsëri pyetja. Më mirë të të duan apo të të kenë frikë? Përgjigjja e duhur? Varet nga rezultati!

;

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit