Rummenigge i befason të gjithë: Ju tregoj blerjen më të rëndësishme të kësaj epoke për Interin

25 Gusht 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për Interin: “Ashtu si të gjitha gjërat që mbani në zemër, Interi nuk harrohet kurrë. Lidhja me Milanon nuk ka ndryshuar kurrë, nga ju kam njohur bukurinë e njerëzve që dinë ta shijojnë jetën. Do ta ruaj eksperiencën time në atë qytet sa të jem gjallë.

Oaktree? Nuk i njoh, fenomeni i fondeve në futboll është i ri dhe iu përgjigjet logjikave të ndryshme nga ato që ishim mësuar. Zhang-un, nga ana tjetër, e njihja. Ishim bashkë në një “Oktoberfest” dhe mbaj mend se mezi piu birrën e dytë… Garancia e klubit zikaltër mbetet gjithmonë miku im, Beppe Marotta.

Ai është blerja më e rëndësishme e kësaj epoke për Interin. Mjafton të mendosh për ekipin që krijoi me bashkëpunëtorët e tij, se si e menaxhon klubin, se si Juve u rrëzua pa të. Ai është garantuesi i tranzicionit në rolin e ri të presidentit. Pas shumë marrëveshjesh së bashku, mund të them se atij mund t’i besohet për gjithçka.

A kemi debatuar ndonjëherë në merkato? Asnjëherë, sepse për të mjafton një shtrëngim duarsh. Shpesh herë interesat tona janë kryqëzuar, një lojtar që nuk ka punuar në ekipin tonë ka punuar në të tijin dhe anasjelltas.

Mendoni për Coman, i pavlerë për Juventusin dhe vendimtar në Champions League e fundit të fituar nga Bayerni. Të fundit ishin Pavard, që vitin e kaluar donte të bëhej qendërmbrojtës me çdo kusht, dhe Sommer që rrezikoi të rrinte në stol prej Neuer. Jam i lumtur që ata të dy ia dolën aq mirë tek Interi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit