Rummenigge: Jemi të tronditur nga ajo që po ndodh, është e papranueshme

5 Qershor 2020
22:05
Denis Hakanaj
back button

Rasti i George Floyd, njeriu i vrarë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka tronditur edhe Bayern Munich.

Drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka dashur të komentojë pozicionin e klubit.

“Vdekja e George Floyd, imazhet e tmerrshme që vijnë nga Amerika, na ka tronditur thellësisht. Racizmi është plotësisht i papranueshëm. Në 120 vite histori, Bayern ka punuar për të mbrojtur vlerat sociale”, ka thënë Rummenigge.

“Respekt, tolerancë dhe humanizëm janë aspekte të domosdoshëm të filozofisë së jetës. Diskriminimi, urrejtja, përjashtimi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë”.

“E kemi thënë më parë dhe duam ta theksojmë përsëri, me më shumë forcë dhe me bindje të plotë në mënyrë që të dëgjohet në jithë botën. Black Lives Matter”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit