Rummenigge zbulon: Në Gjermani e kemi marrë vendimin për sezonin!

4 Prill 2020
10:59
back button

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge ka zbuluar vendimin që kanë marrë klubet gjermane të Bundesligës 1 dhe 2. Gjermani ka folur së fundmi dhe është shprehur haptazi se sezoni do të shkojë deri në fund.

“Në Gjermani kemi rënë të gjithë dakord. 36 klubet e kemi vendosur (Bundesliga 1 dhe 2), që sezoni do të përfundohet! Edhe nëse do të duhet që të nisim pas 30 qershorit për arsye shëndetësore dhe politike”, shprehet Rummenigge.

Kujtojmë që Rummenigge ishte ndër të parët që këmbënguli që sezoni duhej të mbyllej sepse nëse gjithçka pezullohet përfundimisht do të ishte një humbje e madhe për klubet e vogla, të cilat do të rrezikonin shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit