Rusia nis përgatitjet për organizimin e Olimpiadës së vitit 2036

18 Gusht 2021
12:02
Telesport
back button

Pak ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” vjen lajmi se Rusia kërkon të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2036. Shteti i pezulluar deri në fund të vitit tjetër nga të gjitha eventet sportive për shkak të skandalit doping, po përgatit një dosje voluminoze për të bindur Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për organizimin e këtij eventi, që do të zhvillohet pas 15 vitesh.

Lajmin e konfirmoi Ministri i Jashtëm Rus, Serghei Lavrov: “Rusia po përgatit dosjen për të organizuar Olimpiadën e vitit 2036, për t’ia paraqitur IOC. Ende nuk kemi vendosur për qytetin organizator, por përveç Moskës janë në garë edhe Shën Petërburgu e Kazan”.

Siç dihet, Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet në Paris (2024) dhe më pas Lojërat Olimpike do të organizohet në Los Anxhelos (2028) e Brisbane (2032).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit