Ruud van Nistelrooy u largua nga Manchester United pak ditë më parë, me ardhjen e Ruben Amorimit si trajner i “Djajve të Kuq”. Në fund të bisedës mes të dyve, ish-sulmuesi vendosi të largohej, sepse e kuptoi që nuk do të kishte një rol të rëndësishëm në stafin e portugezit.
Pas një reflektimi ka vendosur të shkruajë në rrjetet sociale, duke i përshëndetur dhe falenderuar të gjithë: “Këtë mesazh e kam për të gjithë te Manchester United, veçanërisht ata që punojnë në prapaskenë, lojtarët dhe tifozët.
Dua t’ju them falënderime të përzemërta për angazhimin dhe mbështetjen e pabesueshme. Ka qenë privilegj dhe nder ta përfaqësoj klubin si lojtar dhe trajner. Gjithmonë do t’i ruaj kujtimet që ndamë së bashku, M.U.F.C do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe shpresoj që së shpejti të ketë shumë ditë të tjera lavdie në ‘Old Trafford’, sepse ju e meritoni”.