“Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda-s dhe Icardi-t”, zbulohet prapaskena: Messi i donte aty, por…

2 Dhjetor 2021
16:03
Denis Hakanaj
back button

Duket se është kthyer qetësia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e tyre private, të paktën sipas zërave që vijnë nga Argjentina.

Në fakt, duket se një lojtar i Argjentinës, shok skuadra me Icardi-n te PSG, ka “probleme personale”, me Wanda-n.

Duket se është faji i tij nëse çifti nuk është ftuar te festa për Topin e Artë numër shtatë të Leo Messi-t. Po cili është ky lojtar?

“Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda-s dhe Icardi-t, duke i përjashtuar nga festa për Topin e Artë”, ka thënë gazetari Angel de Brito gjatë programit argjentinas Los angeles de la manana.

“A do të të them të vërtetën?, – i është përgjigjur kolegia Pia Shaw. – Ka një arsye nëse nuk ishin të ftuar. Messi donte që të ishin aty. Kanë qenë dy lojtarë që e kanë organizuar gjithë këtë.

“Njëri është Angel Di Maria dhe tjetri është Leandro Paredes. Paredes ka një problem personal me Wanda-n”, ka thënë Shaw, por pa dhënë asnjë detaj shtesë mbi këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit