Sa një blerje “big”, ja sa do t’i kushtojë Interit shkarkimi i Spalletti

22 Mars 2019
16:37
Telesport
back button

Beppe Marotta dhe Luciano Spalletti do të zhvillojnë javën e ardhshme një takim, ku do të planifikojnë të ardhmen e Interit (fazën përgatitore dhe blerjet). Gjithsesi, sipas mediave italiane, ky takim do të shërbejë edhe si një sinjal për të informuar trajnerin zikaltër se e ardhmja e tij është në dyshim.

Spalleti mund të shpëtojë stolin e tij në rast se Interi kualifikohet në Champions League sezonin tjetër, por edhe kjo mund të mos mjaftojë. Antonio Conte dhe Maurizio Sarri janë dy kandidatët e përfolur kohët e fundit se mund të ulen në stolin e Interit, për të nisur nëj revolucion në skuadër.

Gjithsesi, për Interin nuk ka për të qenë aspak e lehtë të shkarkojë Spalletti, pasi kjo do t’i kushtonte klubit 20 milionë euro. Një shumë e lartë, sa ajo e një blerje “big”, duke parë çmimet e merkatos së sotme. Kjo shumë, 20 milionë euro, është në kontratën e klubit, që duhet të paguajë te trajneri në rast se e shkarkon para kohe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit