Sa vlen një medalje në “Paris 2024”? Diku vlen 5 lopë, diku 700 mijë euro, ja disa shifra interesante

24 Korrik 2024
13:39
Telesport
back button

Numërimi mbrapsht tani pothuajse ka përfunduar. Dy ditë deri në fillimin zyrtar i Lojërave Olimpike “Paris 2024” (26 korrik), sportistët dhe delegacionet po mbërrijnë në kryeqytetin francez, duke u akomoduar në Fshatin Olimpik.

Të gjitha shtetet kanë vendosur premio për sportistët që fitojnë medalje dhe ato variojnë nga njëri vend në tjetrin. Kështu, për italianët, një medalje ari  vlen 180 mijë euro, argjendi 90 mijë, bronzi 45 mijë.

Në Europë vetëm Serbia, paguan më shumë se çdo shtet tjetër, 200 mijë euro për medaljen e artë. Në krye të renditjes speciale është Hong Kongu, i cili e vlerëson një medalje të vetme olimpike me 700 mijë euro.

Më pas Singapori dhe Tajvani, shtete që për medaljen e artë do të japing 550 mijë euro. Por jo vetëm kaq, pasi për sportistët do të kenë një pagë prej 3700 eurosh në muaj për gjithë jetën.

Franca, vendi organizator, ndalet në 80 mijë euro. Ajo që bie në sy janë vetëm 34 mijë eurot e paguara nga Shtetet e Bashkuara, një shumë qesharake kur mendon se LeBron James, që mbamn flamurin, ka një rrogë stratosferike.

Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia janë ndër vendet që nuk japin shpërblim për sportistët që fitojnë medalje olimpike. Ka vende ku medalja jepet në formë bonuesh, sai Kazakistani dhe Kina, që ofrojnë vila dhe apartamente.

Polonia jep bizhuteri për medalistët apo udhëtime, ndërsa sportistët indonezianë, tre vjet më pare, pas sukseseve të tyre në Japoni, morën pesë lopë, një restorant dhe një shtëpi krejt të re.

Lavdi, para dhe privilegje, sepse një medalje olimpike është e përjetshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit