Sacchi: Conte trajner i madh, por ka një defekt në lojën e tij

15 Shtator 2019
13:47
Telesport
back button

Trajneri i njohur italian Arrigo Sacchi ka folur për “Sky Sport” për sezonin e ri në Serinë A. Ai është ndalur te paraqitja e mirë e Interit, që kryeson renditjen me 9 pikë të plota pas 3 javëve të para. Sacchi vlerëson punën e bërë nga trajneri Antonio Conte.

Antonio është një nga trajnerët më të mirë në botë, e admiroj. Jemi miq të mirë dhe e këshilloj. Duhet të ketë më shumë besim tek aftësitë e tij, pasi është trajner i madh”, tha Sacchi.

Ai i jep një këshillë Conte: “Nuk mund të mbajë pas gjithnjë 1 apo 2 mbrojtës më shumë krahasuar me sulmuesit që ka skuadra rivale. Kjo do të thotë të luash përpara me 1 apo 2 lojtarë më pak. Në fakt, ky është problem për futbollin italian. Të tjerët luajnë me një sistem puro, një kundër një, ndërsa ne mbajmë pas 1 apo dy mbrojtës më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit