Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin

3 Shtator 2025
10:28
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi flet për situatën e Serie A. E nisi nga kritikat fillestare që ranë mbi Chivu: “Nëse je trajner i Interit dhe humb në shtëpi ndaj Udineses, nuk ka duartrokitje. Interi i Chivu është në gjysmë të rrugës, nuk dihet ende nëse është ekipi i tij apo ai i Inzaghit. Duhet durim. I sugjeroj Chivu të bëjë çdo gjë për të hyrë në mendjen e lojtarëve dhe t’i bindë të ndjekin rrugën që ai ka vizatuar”.

Si i duket Napoli: “Pa diskutim, ka bërë merkaton më të mirë. Ka marrë lojtarë që përshtaten me stilin e trajnerit. I vetmi shqetësim është angazhimi i dyfishtë, kampionati dhe Champions League mund t’i lodhin lojtarët fizikisht dhe mendërisht”. Kush do ta fitojë kampionatin: “Nuk jam parashikues, por mendoj se Napoli ka më shumë shanse. Nuk besoj se do të gaboj shumë”.

Për Juventusin: “Midis David dhe Vlahovic, unë do të zgjidhja Vlahovic. E njeh kampionatin dhe ka dëshirë të tregojë se është një sulmues i mirë. Ekipi i Tudor është i fortë në mbrojtje dhe kjo, me kalimin e kohës, mund të bëjë diferencën”. Për Milanin: “Allegri duhet t’iu japë kuqezinjve stabilitet në mbrojtje. Në sulm të mbështetet te lojtarët që mund të bëjnë diferencën në çdo moment”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit