“Ne jemi në një situatë të keqe, shumë të keqe, sepse mund të mos jesh kampion, por duhet të japësh gjithçka. Përkundrazi, këto lojtarë nuk dhanë asgjë”. Këto janë fjalët e Arrigo Sacchi, i cili shpreh gjithë zhgënjimin e tij për eliminimin e Italisë nga “Euro 2024”.
Çfarë ju zhgënjeu më shumë?
Një eliminim si ky është i papranueshëm. Mund të humbasësh, por duhet të japësh gjithmonë shembull dinjiteti dhe krenarie. Kombëtarja ka për detyrë të dërgojë një mesazh që shkon përtej futbollit, për të gjithë vendin. Kjo kombëtare e jona ka mungesë të fortë etike.
A do ta prisnit dorëheqjen e Spallettit?
Jo. Ai ka gabimet e tij, kjo është e sigurt, sepse të gjithë janë përgjegjës. Por, nuk është i vetmi. Duke e fajësuar vetëm atë, duke menduar të zgjidhim gjithçka duke bërë një person përgjegjës, është zgjidhje tipike italiane. Ne do të vazhdojmë të bëj gabime, më vjen keq për Luciano. Ai është një trajner i mirë, kur futesh në një “blender” të tillë…