Sacchi “pagëzon” Inzaghin si strateg: E kam kritikuar shpesh, por tani është…

7 Maj 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

“Këtë sezon, Interi e fitoi titullin me meritë”. “Pagëzimi” i kampionëve të rinj të Italisë bëhet nga Arrigo Sacchi, i cili nuk ka qenë gjithmonë pozitiv në analizat e tij me zikaltrit e Simone Inzaghit. I pranishëm në skenën e çmimit “Bulgarelli”, përkrah trajnerit të zikaltërve, ish-profeti i Fusignano komentoi sezonin e Interit dhe të futbollit italian në përgjithësi:

“Me dinakëri nuk arrin askund, futbolli është një sport kolektiv. Futbolli luhet me 11 lojtarë, pra si grup, ndaj duhet të përmirësohemi nga ky këndvështrim. Është e vështirë ta bëjmë këtë nëse nuk kërkojmë njerëz të besueshëm, njerëz që japin gjithçka që munden për ekipin.

Sezoni i Inzaghit? Ai është një djalë i artë. E kam kritikuar ndonjëherë, por gjithmonë jam përpjekur ta shtyj përpara. Jam shumë i lumtur që po ndjek këtë lloj rruge. Ai është bërë strateg. Italia është një vend ku strategu arrin rezultate të mëdha jo vetëm në futboll, por edhe në jetë. Ne jemi shumë të fortë si taktikë, Simone tani është bërë strateg”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit