Sacchi për pasuesin e Piolit: Duhet të jetë italian, ja dy kandidaturat e duhura për stolin e Milanit…

13 Maj 2024
11:03
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi dhe trajneri i ri i Milanit. Ish-komisioneri teknik i Italisë foli për këtë gjatë një interviste të dhënë për “Gazzetta dello Sport”: “Vendi i dytë dhe llogaritë financiare janë në rregull, protesta e tifozëve kuqezinj më duket e ekzagjeruar. Shumë, nëse jo gjithçka, do të varet nga zgjedhja e trajnerit të ri.

Për mendimin tim duhet të jetë italian. Nëse flasim për një djalë të ri, them De Zerbi. Klubit i sugjeroj edhe Sarrin, por diçka tjetër do të jetë më shumë se profili. Kjo do të thotë se Milani duhet të vendosë me bindje dhe ta mbrojë me forcë zgjedhjen e vet”.

Më pas, në një pasazh tjetër shtoi: “Unë i këshilloj tifozët të kenë durim. Të besojnë klubin dhe ta mbështesin Milanin, siç kanë bërë gjithmonë. Në futboll luan dhe fiton kolektivi, e njëjta gjë vlen edhe për tifozët kuqezinj. Ata duhet të jenë të bashkuar me klubin.

Ky është sezoni i dytë i ‘RedBird’ në krye të kuqezinjve. Milani sot është një klub i virtytshëm nga pikëpamja ekonomike, me llogaritë e tij në rregull dhe kjo duhet njohur. Pronësia e mëparshme arriti t’iu japë tifozëve një titull kampion të pritur prej 11 vitesh.

Po flasim për një sukses i cili erdhi duke kapërcyer skuadrat që kishin shpenzuar më shumë. Tifozët e Milanit kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishëm, por edhe kërkues. Ata presin ta shohin ekipin të luajë mirë dhe të japë gjithçka, por në historinë e një klubi ka edhe momente negative”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit