Sacchi “skanon” tri gjërat kyçe, që Milani s’duhet t’i ndryshojë. Bekon edhe kthimin e Lukakut tek Interi

24 Qershor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi, gjatë intervistës së dhënë sot për “Gazzetta dello Sport”, foli edhe për Milanin, duke filluar nga blerja e Divock Origit për sulmin: “Milani ka treguar se ekipi është gjithmonë mbi individin.

Belgu më duket nënshkrim i mirë, por kuqezinjtë arritën të kenë shpirtin që i lejoi ata të fitonin titullin. Lojë, stil, kolektiv; këto janë tri fjalët kyçe për Milanin, përtej blerjes së Origit”.

Më pas, duke folur për gjërat që Pioli mund të përmirësojë për sezonin e ardhshëm, Sacchi shtoi: “Ai duhet të lërë mënjanë disa taktika dhe të përsosë presingun, përveç lëvizjeve me dhe pa top. Nëse ia del, do të jetë sërish kënaqësi ta shohim sezonin e ri”.

Arrigo Sacchi komentoi edhe rikthimin e Lukakut tek Interi dhe lëvizjet e zikaltërve në merkato para kampionatit të ardhshëm: “Lukaku ndryshon ekuilibrin, e ka treguar tashmë, pse të mos e bëjë përsëri? Ai ka shumë pak defekte dhe është vdekjeprurës, sidomos në lojën një kundër një.

Interi është skuadra me cilësinë më të lartë në Serie A dhe rikthimi i belgut është i rëndësishëm, para së gjithash sepse ai e do këtë. Është larguar Perisic, por zikaltrit blenë Gosens, që mund të jetë po kaq i dobishëm, edhe pse me karakteristika të ndryshme.

Po të isha tek Interi do ta mbaja edhe Dzekon, i cili është i ndryshëm nga Lukaku dhe Lautaro. Pra, boshnjaku mund të jetë shumë i dobishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit