Sahin: I lumtur që askush nuk u dëmtua në kombëtare, por kam ende shumë mungesa

18 Tetor 2024
8:36
Telesport
back button

Gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, trajneri i Borussia Dortmund, Nuri Sahin, ka patur mundësi të punojë me grupin e lojtarëve që pati në dispozicion. Gjithsesi, ai shprehet se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me lojtarët që nuk ndodheshin në Dortmund.

Ne kemi një grup ku pas ndeshjes djemtë na dërgojnë një mesazh të shkurtër se si luajtën, në çfarë pozicioni ishin dhe nëse janë të shëndetshëm fizikisht”, tha Sahin sot në një konferencë për shtyp. Lajmet e fundit erdhën të martën dhe më në fund arrita të marr frymë thellë. Jam i lumtur që askush nuk u lëndua”, tha Sahin.

Gjithsesi, trajneri i verdhezinjve pranon se ka disa mungesa të rëndësishme: “Karim Adeyemi, Giovanni Reyna dhe Julien Duranville janë ende të dëmtuar, por edhe Yan Couto është i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi të lehtë muskulor”.

Maximilian Beier është tashmë më mirë pas largimit nga kombëtarja U-21 për shkak të sëmundjes, ashtu si Julian Ryerson (grip). Ndërsa Niklas Süle (infeksion gastrointestinal) do të përpiqet të shërohet, por nuk ka siguri nësedo të luajë këtë fundjavë apo jo”, u shpreh më tej Sahin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit