Sainz e Bearman garë për një sedilje, Ferrari pret provat e lira për të vendosur emrin pilotit

21 Mars 2024
9:57
Telesport
back button

Ferrari ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë piloti që do të garojë në krah të Charles Leclerc në garën e Australisë këtë të diel. Spanjolli Carlos Sainz, i operuar nga apandesiti dy javë më parë, para garës së Arabisë, ka udhëtuar me skuadrën në Melburn.

Gjithsesi, nuk duhet nëse spanjolli do të rikthehet të garojë apo do t’i lërë vendin britanikut Oliver Bearman, që e zëvendësoi në Arabi. Është vendosur që Sainz të marrë pjesë në sesionin e parë të provave të lira që zhvillohen të premten për të parë gjendjen e tij shëndetësore dhe më pas të vendoset.

Pas 10 ditësh në shtrat nuk mund të jem në 100% të formës time. Nuk jam stërvitur ose nuk kam pasur seanca në simulator siç bëj zakonisht, por objektivi mbetet të garoj dhe ushtrojmë presion ndaj Red Bull”, tha Sainz. Në fund të sesionit të dytë të provave të lira ai do t’i nënshtrohet një kontrolli të mëtejshëm mjekësor.

Unë do ta di më mirë nesër se si do të ndihem, pasi të hyj në makinë dhe pasi trupi im të përballet me forcat G të cilave ne i nënshtrohemi në kabinën e pilotimit. Jam shumë i kënaqur me progresin që kam bërë në këto 10 ditë”, tha Sainz, ndërkohë që Oliver Bearman është në pritje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit