Sainz triumfon në Meksikë me Ferrari, Norris përfiton nga penalizimet e Verstappen dhe rihap botërorin

27 Tetor 2024
22:48
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, fitoi sot në mbrëmje garën e Cmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, suksesi i dytë sezonal për të. Ai synonte edhe një fitore të fundit me “kokëkuqen” para se të largohej dhe ia doli mbanë, në një garë fantastike.

Në vendin e dytë u klasifikua britaniku i McLaren, Lando Norris, që përfitoi nga një gabim i Charles Leclerc pak xhiro nga fundi per ta parakaluar. Monogasku i “kokëkuqes” u klasifikua në vendin e tretë, duke u ngjitur gjithsesi në podium (mori pikën e xhiros më të shpejtë).

Ai që zhgënjeu në garën e sotme, duke qenë më shumë agresiv se duhej, ishte Max Verstappen, që e mbylli garën në vendin e gjashtë pas një penalizimi të dyfishtë. Ai e mbylli garën pas dy makinave Mercedes, me Lewis Hamilton që doli i katërti e George Russell i pesti.

Pjesa e parë e garës është më spektakolarja, ku fillimisht Verstappen parakalon Sainz e më pas spanjolli i “kokëkuqes” rimerr kreun në pistë, duke e parakaluar. Ndërkohë, në pistë hyri edhe makina e sigurisë për një aksident mes Tsunoda e Albon.

Në koto momente nis duel i fortë mes Verstappen e Norris, me holandezin që e nxjerr dy herë nga pista britanikun. Në një moment, të dy pilotët dalin nga pista e përfiton Leclerc, që ngjitet i dyti. Pas këtij rivaliteti vjen vendimi i komisarëve të garës.

Verstappen penalizohet dy herë nga 10 sekonda dhe nga kjo situatë përfiton Norris, që e mbylli garën para Verstappen, duke marrë pikë të rëndësishme për renditjen. Tashmë holandezi i Red Bull ka 47 pikë epërsi ndaj rivalit të McLaren, duke rihapur botërorin (ka ende edhe 4 gara).

Per Sainz, ky është triumfi i katërt në karrierën e tij. Në zonën e pikëve u renditën edhe Magnusssen (i shtati), Piastri (i teti), Hulkenberg (i nënti) dhe Gasly (i dhjeti). Fundjavën e ardhshme sërish në pistë, në garën e Brazilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit