Arsenal duket s eka rigjetur ritmin e duhur për të rivalizuar në Premier League pavarësisht se është 9 pikë pas Liverpool. Skuadra londineze fitoi 5-2 ndaj West Ham, sfidë ku protagonist ishte Bukayo Saka, autor i një goli dhe tri assist.
“Ishte një paraqitje të jashtëzakonshme dhe shënuam shumë gola. Ne jemi duke luajtur futboll të mirë për momentin dhe duam të vazhdojmë kështu. Jemi kthyer në formën tonë më të mirë, dukemi fluidë dhe dinamikë”, u shpreh Saka.
Më tej, sulmuesi anglez tha: “Të gjithë po e shijojmë futbollin për momentin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për ne. Ne kemi ndërtuar shumë mirë lojën tonë në fushë dhe duam të ecim përpara në ndeshjet e ardhshme”.
Arsenal realizoi dy gola nga pika e bardhë dhe në gjuajtjen e parë ishte kapiten i Odegaard ai që realizoi. Ndërsa Saka realizoi penalltinë e dytë. “Në penalltinë e parë ai më kërkoi topin, donte të shënonte. Ai më jep shumë topa, kështu që është mirë t’ia kthesh“.