Salah befason klubin për kontratën e re: “Nuk dua rritje page, por një gjë tjetër”

21 Tetor 2024
15:46
Telesport
back button

Kontrata e Mohamed Salah në Liverpool skadon në fund të sezonit. Egjiptiani, sipas rregullave, lejohet të negociojë me klube të tjera duke nisur nga janari.

Sulmuesi, sidoqoftë, ka një plan tjetër. Ai nuk do të lëvizë nga Premier League, por të qëndrojë në “Anfield”, aty ku ka shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë së klubit.

“Football Insider” raporton Salah nuk kërkon rritje page, por kontratë të vlefshme për dy vite, atëherë kur do të jetë 35 vjeç.

Kjo mund të krijojë një ngecje negociatash, sepse plani i Liverpool ishte për vetëm një vit kontratë, duke marrë në konsideratë se Salah është në fund karriere dhe fiziku i tij nuk premton shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit