Salah dhe festa me të ftuarin special, videoja bën xhiron e botës (Pamjet)

15 Maj 2022
13:13
Denis Hakanaj
back button

Një fitore është gjithmonë një fitore dhe pavarësisht problemit të vgoël fizik që ka patur, Mohamed Salah ka dashur ta festojë Kupën e Anglisë të ngritur në qiell nga Liverpool-i i tij.

Egjiptiani ka frikësuar tifozët duke dalë para kohe nga fusha në finalen e luajtur të shtunën kundër Chelsea-t në Ëembley, por ka siguruar tifiozët në lidhje me gjendjen e tij.

Megjithatë, aryseja e vërtetë që e ka bërë protagonist yllin e Të Kuqve pas fitores së Kupës nuk ka asnjë lidhje me formën e tij fizike, por me një gjest solidariteti që është vlerësuar nga e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm.

Nuk ka kaluar pa u vënë re ajo që ka ndodhur brenda dhomave të zhveshjes të Liverpool-it pas fitores së Kupës së Anglisë dhe mbi të gjitha nuk ka shpëtuar pa u vënë re “miku” special i pranishëm me skuadrën.

Salah ka ftuar të festojë me Liverpool-in bashkëkombësin e tij Moamen Zakaria, i cili është tërhequr nga futbolli në 2020-ën për shkak të ASL (Skleroza Amiotrofike Laterale), sëmundje neurodegjenerative që çon në paralizimin e muskujve.

Ish-futbollisti, i cili konsiderohej në të kaluarën një nga talentet më të mirë egjiptiane, ka qenë i pranishëm me të gjithë ekipin e e Të Kuqve në dhomat e zhveshjes dhe ka festuar duke mbajtur trofeun e Kupës së Anglisë.

Momenti ka qenë shumë prekës dhe është bërë menjëherë viral në internet. Një fitore që vlen dyfish për skuadrën e Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit