“Salah duhet ta kuptojë situatën”, Carragher: Rrezikon të shkatërrojë gjithçka

11 Prill 2022
16:07
Denis Hakanaj
back button

Ndeshja e madhe që mund të vendoste Premier League… nuk ka vendosur asgjë në fund, sepse sfida mes Manchester City-t dhe Liverpool-it është mbyllur në barazim 2-2.

Gjithçka është shtyrë për të kuptuar se cili mes Guardiola dhe Klopp do ta fitojë kampionatit, me akoma shumë ndeshje të komplikuara për të luajtur për të dy ekipet dhe Champions League, që mund të jetë faktori përcaktues i garës.

Megjithatë, pas super sfidës në Etihad, në Anfield mund të kthehen të mendojnë për një situatë që mund të kthehet në një problem të madh: rinovimi i kontratës së Salah.

Egjiptiani ka dyshime dhe nuk është i bindur nga oferta e klubit. Megjithatë, Jamie Carragher e ka paralajmëruar se një largim i mundshëm do të ishte një gabim i madh nga ana e lojtarit.

SHKATËRRIM – “Nuk besoj se Liverpool-i do ta rrisë ofertën, por mendoj se Salah duhet të tregohet i zgjuar dhe të kuptojë situatën që kanë te Liverpool-i. Do të kishte gjithsesi një kontratë të pabesueshme, por duhet të mendojë për futbollin që po luan tani, për faktin se ka një nga trajnerët më të mirë në botë dhe se luan te një nga skuadrat më të mira në botë”, ka thënë Carragher për Sky Sports.

“Ajo që ka bërë në katër ose pesë vitet e fundit e bën një nga futbollistët më të mirë të gjithë kohërave që ka veshur fanellën e Liverpool-it. Do të ishte e trishtë ta shihnim të largohej, ndoshta te një ekip riva. Mendoj se do të shkatërronte gjithçka që ka ndërtuar këtu, siç ka ndodhur me Fernando Torres”.

Dhe çdo referim për transferimin shumë të diskutuar të Nino-s te Chelsea, edhe në mes të sezonit, nuk është aspak i rastësishëm.

AMBIENTI – “Nuk besoj se do të ishte një lëvizje e mirë për karrierën e tij, ku mund të shkojë tani që të jetë më mirë se Liverpool-i? Nuk besoj se ka një vend më të mirë”, ka shtuar ish-mbrojtësi i Të Kuqve.

“Besoj se do të rinovojë, sepse ky është vendi më i mirë për të. Nuk është se Salah ka shkuar te Liverpool kur ishte një yll i nivelit botëror, është bërë i tillë në Anfield dhe mendoj se Klopp dhe stili i tij i lojës janë thelbësore për të nxjerrë më të mirën nga egjiptiani.

“Nuk mendoj se do të ishte e zgjuar nga ana e tij që të largohej dhe besoj se gjëja më e mirë, si për atë dhe për klubin, është të nënshkruajë kontratën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit