Salah duhet ta marrë një vendim, vjen ultimatumi nga Liverpool

27 Qershor 2024
15:03
Denis Hakanaj
back button

Sipas TEAMtalk, Liverpool i ka dhënë Mohamed Salah një afat deri më 1 gusht për të nënshkruar një kontratë të re në Anfield. Arne Slot do të nisë një epokë të re sezonin e ardhshëm pas largimit të Jurgen Klopp.

Salah ishte një nga lojtarët kryesorë në mbretërimin transformues të Klopp dhe egjiptiani mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe në epokën Slot.

Megjithatë, raporte të shumta e kanë lidhur lojtarin me një largim nga klubi këtë verë. Klubet e Pro Ligës Saudite janë shpallur si palë të interesuara për Salah.

Liverpool dëshiron që sulmuesi të qëndrojë dhe në rast se ai largohet, ata duan të jenë gati me zëvendësues në vend, prandaj thuhet se i kanë dhënë Salah një afat deri më 1 gusht.

Marrëveshja aktuale e Salah me klubin nga Anfield zgjat deri në fund të sezonit 2024-25 dhe ai është lojtari më i paguar i klubit me një pagë të raportuar prej 350 mijë £ në javë.

Mohamed Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 dhe deri më tani ka bërë 349 paraqitje për klubin, duke shënuar 211 gola dhe duke dhënë 89 asiste.

Ai pati një sezon të suksesshëm 2023-24, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 14 asistime në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit