Salah flet si Lojtari i Vitit: E di se çfarë dua dhe kam siguruar që…

10 Qershor 2022
14:05
Denis Hakanaj
back button

Sukses personal për Mohamed Salah, i cili fitoi Player of the Year ose Lojtari i Vitit pas sezonit të Premier League.

Sulmuesi i Liverpool luftoi për të fituar Champions League dhe kampionatin, por iu desh të kënaqej me “vetëm” Kupën Carabao dhe FA Cup gjatë sezonit.

Siç ka raportuar Sky Sports, egjiptiani e komentuar triumfin e tij personal dhe trofeun e ri të fituar me këto fjalë:.

“Unë jam gjithmonë i nderuar të fitoj një trofe, individual apo kolektiv. Është shumë bukur të marrësh çmime të tilla, sidomos në këtë rast sepse ishin lojtarët ata që më votuan”, tha Salah.

“Kjo tregon se kam punuar me të vërtetë shumë dhe kam arritur atë për të cilën kam punuar. Kam dhomën time të trofeut dhe jam siguruar që të ketë vend për një kupë tjetër.

“E bëj gjithmonë me shpresën për të arritur fitore të reja. Ndërsa rritesh, do të ndihesh më i qëndrueshëm dhe i pjekur dhe e di saktësisht se çfarë dëshiron nga futbolli.

“Në këtë kuptim unë thjesht përpiqem të relaksohem dhe të ndihmoj skuadrën. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që kam mundur ta fitoj këtë çmim.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit