“Salah nuk është sulmues klasi, por me fat…” Sulmi vjen nga ish-futbollisti nigerian. Lovren: “Ka provuar pije të reja alkooli”

25 Mars 2024
19:27
Telesport
back button

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, ka vënë në shënjestër ish-futbollistin nigerian, Yakubu Aiyegbeni, për komentet e tij të fundit mbi aftësitë e golave të sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah. Aiyegbeni kishte pohuar se Salah nuk është ‘i klasit botëror’ dhe shumica e golave të tij janë me fat.

Duke folur përmes FootyEmporium në Instagram, Aiyegbeni tha: “Salah nuk është i klasit botëror për mendimin tim. Ai nuk është i mirë me topin. Lojtarët më të mëdhenj afrikanë në Premier League janë Okocha, Drogba, Kanu, Yaya Toure, Adebayor dhe Sadio Mane.

Megjithatë, Lovren, i cili ishte ish-shoku i skuadrës së Salah në Liverpool, doli në mbrojtje të tij, duke lënë të kuptohet se Yakubu kishte pirë kur bëri komentet.

Duke komentuar postimin në Instagram, 34-vjeçari tha: “Është e qartë se Yakubu ka provuar disa pije të reja”. Ish-mbrojtësi i Liverpool-it i kundërpërgjigjet Yakubu Aiyegbeni për kritikat ndaj aftësive të Salah për golashënues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit