Kur na ndajnë më pak se një javë nga fillimi i Kupës së Botës, Mohamed Salah ka paralajmëruar ekipet e tjera, se kombëtarja e tij nuk do të mjafdtohet thjesht vetëm me pjesëmarrjen këtë herë.
Faraonët e gjejnë veten në Grupin G së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Iranin. Kjo është hera e katërt që Egjipti merr pjesë në Botëror.
Ndërsa Egjipti ka qenë prej kohësh një fuqi në futbollin afrikan, ky dominim nuk është përkthyer kurrë plotësisht në sukses global. Paraqitja më e mirë aktuale e Egjiptit në një Kupë Bote ka qenë arritja deri në 16 ekipet më të mira, ne Botërorin e largët, të vitit 1934.
Salah me shokë synojnë që ta përsërisin dhe ta tejkalojnë këtë sukses të largët të Kombëtares së tyre. “Ambicia jonë në këtë Kupë Bote është të shkojmë më tej sesa ky vend ka shkuar ndonjëherë më parë në turne,” tha Salah në një reagim për mediet pak orë para miqësores në mesnatë ndaj Brazilit. Ky do të jetë testi i fundit miqësor për të dy kombëtaret, para se të nisin zyrtarisht rrugëtim në Botëror.







