Salah pranon fundin e hidhur, por ka një lutje të madhe për tifozët e Liverpool

13 Maj 2019
14:26
back button

Mohamed Salah ia doli të fitojë edhe këtë sezon “Këpucën e Artë”, edhe pse këtë herë e ndau këtë trofe me Mane e Aubayang, të tre me nga 22 gola.

Gjithsesi dështimi për të fituar titullin në Premier League edhe pse grumbulluan 97 pikë ka lënë shije të hidhur tek egjiptiani dhe të gjithë tifozët e Liverpool.

Ngushëllimi i tyre i vetëm është arritja në finalen e Champions League, që nëse dështojnë ta fitojnë ndaj Tottenham do të ishte një sezon katastrofë për “Reds”, që do e mbyllin një tjetër sezon pa trofe.

Për të gjitha këto Salah ka reaguar me një deklaratë të thjeshtë dhe me një lutje të madhe për tifozët.

“Duket pak e hidhët tani, por sezoni nuk ka përfunduar ende. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët. Dhe tifozë, ju lutem silleni ‘Anfield’-in në Madrid”, shkroi sulmuesi egjiptian, duke kërkuar mbështetjen e pakushtëzuar të tifozëve të tyre në finalen e madhe të 1 qershorit në “Wanda Metropolitana”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit