Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah ka sjellë një festim të ri për sezonin 2024-25.
Pasi shënoi në të dyja ndeshjet e para të skuadrës, egjiptiani u pa duke bërë një festimi të veçantë që befasoi tifozët. Tani ai ka treguar se nga ka ardhur.
Festimi i tij çoi në spekulime të shumta se përse po e bënte atë. Disa tifozë thanë se ishte dedikuar për harkëtarët egjiptianë që përfaqësonin vendin në Lojërat Olimpike të Parisit të përfunduara së fundmi.
Mohamed Salah, megjithatë, zbuloi arsyen e vërtetë në një intervistë për ‘Men in Blazers’. Ai tha se ylli i UFC-së, Israel Adesanya e frymëzoi atë të bënte festën e harkut dhe shigjetës.
“Unë po shikoja UFC, Pereira kundër Israel Adesanya. Kur Adesanya fitoi ndeshjen e dytë, ai festoi ashtu. Më pëlqeu ajo festë dhe kjo është arsyeja pse e bëra atë”, zbuloi Salah.
32-vjeçari tha se mund t’i kushtohet edhe faraonëve egjiptianë që përdorën harkun dhe shigjetën si armën e tyre të zgjedhur.
MO SALAH REVEALS THE STORY BEHIND HIS NEW CELEBRATION 👑🇪🇬🏹 pic.twitter.com/rAASomod5C
— Men in Blazers (@MenInBlazers) August 29, 2024