Salah tremb Liverpool-in: Kjo është e vetmja gjë që di…

2 Maj 2021
11:31
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë zërat e merkatos për Mohamed Salah.

Zëra këto që janë përforcuar edhe nga vetë ylli i Liverpool-it, i cili ka thënë për Sky Sports:

“Rinovimi i kontratës? Nuk mund të them asgjë sepse nuk di asgjë. Asnjë nga klubi nuk më ka kërkuar për të folur për këtë. Nuk kam shumë për të thënë për këtë”.

“Ajo që di është se dua të fitoj Premier League përsëri dhe Champions League. Do të ishte maksimumi të fitoja përsëri këto trofe dhe kjo është ajo që dua të bëj. Është pjesë e punës sonë”.

Kontrata e Salah me Liverpool-in skadon në qershorin e vitit 2023, por ka patur shumë zëra për një interesim të Real Madrid për të.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit