Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka kujtuar një bisedë me ish-trajnerin e Arsenal-it, Arsene Wenger, dhe një këshillë të vyer që ka marrë nga francezi.
“U takuam në Melëood, unë e pyeta se cili ishte ndryshimi mes një lojtari të mirë dhe një lojtari shumë, shumë të mirë”, ka kujtuar Salah.
“Wenger më tha, ‘Mendoj se një lojtar shumë i mirë është i përqendruar gjithmonë te ndeshja. Edhe nëse nuk është në formë, ai luan deri në minutën e fundit’.
“Unë e di në disa ndeshje nuk luaj mirë, por jam gjithmonë i përqendruar te ndeshja. Gjithmonë kërkoj të gjej një rrugë për të ndryshuar takimin.
“Është normale të kesh një ndeshje të keqe, në fund jemi njerëz edhe ne, por është e rëndësishme të mos humbasësh përqendrimin dhe të arrish të bësh diferencën”.