Sanchez, lamtumira e ndjerë nga Interi: Çfarë viti i mrekullueshëm, me yllin e dytë

10 Gusht 2024
7:35
Alfred Lleshi
back button

Me një postim në kanalet e tij “sociale”, Alexis Sanchez ka dashur t’i thotë lamtumirë Interit, me të cilin i ka dhënë fund eksperiencës së dytë në fund të qershorit, kur i skadoi kontrata.

Më poshtë janë fjalët e kilianit, i destinuar të kthehet për të veshur fanellën e Udinese: “Së pari dua t’iu them faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve, trajnerëve, menaxherëve. Ishte një vit i bukur i kaluar së bashku për të sjellë në shtëpi yllin e dytë.

Faleminderit të gjithë njerëzve që më dhanë dorën, stafit mjekësor, stafit të kuzhinës. Faleminderit për energjinë e bukur dhe që kujdeseni gjithmonë për ne! Faleminderit edhe të gjithë tifozëve që janë si një shtëpi e dytë për mua këtu në Itali. NJË MIJË HERË FALEMINDERIT!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit