Sancho-Chelsea, zbulohet sakrifica e madhe që bëri lojtari për londinezët

31 Gusht 2024
15:09
Denis Hakanaj
back button

Chelsea mori Jadon Sancho nga Manchester United në ditën e fundit të merkatos në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjen e tij verën e ardhshme.

Aventura zhgënjyese e Sanchos në Old Trafford mori fund të premten, pasi ai u transferua në Stamford Bridge.

Blutë kanë detyrimin ta blejnë atë në mënyrë të përhershme verën e ardhshme për një tarifë prej 20 milionë £ (23 milion €) që mund të shkojë deri në 25 milionë £ (29 milionë €) në varësi të paraqitjeve të tij.

The Athletic raporton se anglezi pranoi një ulje të konsiderueshme të pagës për t’u larguar nga Manchester United, pasi kërkon ta kthejë karrierën e tij në rrugën e duhur nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, stili i futbollit i të cilit i përshtatet lojës së Sanchos shumë më tepër se ai i Erik ten Hag.

24-vjeçari ka lindur në Camberwell të Londrës dhe është një tifoz i Chelseat në fëmijëri. Në fëmijëri ai ishte mik i ngushtë me ish-yllin e Bluve, Tammy Abraham dhe gjithmonë kishte ëndërruar të vishte një ditë fanellën e klubit.

Ish-ylli i Borussia Dortmund, mund të bëjë debutimin e tij për Blutë të dielën, pasi ata do të përballen me Crystal Palace në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit