Sancho nuk ndalet as nga VAR-i, shënon për Dortmund (VIDEO)

9 Shkurt 2019
16:10
back button

Jadon Sancho ka shënuar golin e avantazhit për Dortmund në ndeshjen kundër Hoffenheim për javën e 22-të të Bundesligës gjermane. 

Sulmuesi anglez shënoi që në fillim të ndeshjes, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR edhe pse gjyqtari kryesor i takimit e cilësoi si të rregullt fillimisht golin.

Megjithatë, në minutën e 32’-të është sërish Sancho që dërgon topin në rrjetë. Këtë herë është një kombinim i bukur me Piszczek dhe anglezi nuk gabon nga brenda zone duke shënuar golin e tij të 7-të për këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit