Sancho synon një transferim të përhershëm në Dortmund, gjermanët ofrojnë holandezin në shkëmbim

22 Mars 2024
9:58
Telesport
back button

Anësori anglez Jadon Sancho nuk ka dëshirë të rikthehet te Manchester United, ku qëndroi për muaj të tërë i pezulluar për shkak të problemeve me trajnerin Ten Hag. Për pasojë, në janar ai u huazua te Borussia Dortmund, ku kishte luajtur edhe më parë.

Anglezi fajësoi trajnerin Erik ten Hag për ngecjen e karrierës së tij, ndaj nuk ka dëshirë që të rikthehet në “Old Trafford”. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, edhe Dortmundi dëshiron të mbajë 23-vjeçarin, i cili shënoi golin e tij të parë për klubin këtë sezon gjatë një fitoreje 2-1 ndaj Werder Bremen.

Media pretendon se Borussia Dortmund po eksploron mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Manchester United. Një marrëveshje që do të shihte sulmuesin holandez Donyell Malen të transferohej në “Old Trafford” dhe I kërkuar nga anglezët në shkëmbin të Sancho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit