Sane zbulon sekretin: Guardiola e bëri përsëri sot

20 Janar 2019
16:54
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Huddersfiled në Premier League dhe Leroy Sane, autori i golit të tretë, ia ka dhënë meritat këshillave që Pep Guardiola i ka dhënë skuadrës pas pjesës së parë.

"Ai kërkon të na japë gjithmonë zgjidhjen dhe e bëri përsëri sot. Mendoj se të gjithë e panë se në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në të parën", ka thënë gjermani. 

Pas ndeshjes me Huddersfield ka folur edhe mbrojtësi Danilo, autori i golit të parë të "Qytetarëve": "Gjëja e rëndësishme është fitorja. Jam i gëzuar me golin dhe se ndihmova skuadrën", ka thënë braziliani. 

"Nuk arritëm të bënim atë që deshëm në pjesën e parë, por në të dytën rritëm intensitetin dhe kjo është e rëndësishme". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit