“Sanremo 2023”, Amadeus: Endërroj ta kem mysafir Mourinhon, jam një fans i madh i tij

2 Shkurt 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Amadeus, drejtori artistik i Festivalit të Sanremos ka një ëndërr: të sjellë Mourinhon në skenën e eventit të madh italian të këngës. Në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Chi”, ai ka folur ndër të tjera mbi dëshirën për ta sjellë “Special One” në skenën e Ariston.

Këto janë fjalët e tij: “Gjithmonë ka ekzistuar një dëshirë tek mua për ta pasur. Unë jam një fans i madh i tij. Djalit i kam vënë emrin e tij, do t’i mbështes gjithmonë ekipet që drejton. Më pëlqen karizma e tij, më pëlqen se si i ka marrëdhëniet me publikun.

Më pëlqejnë njerëzit me personalitet të fortë. Nuk i kam bërë ftesë zyrtare, por nuk e mohoj që do të doja ta kisha mysafir. Ashtu si dy vite më parë kisha Sinisha Mihajlovic, të cilin e doja shumë, sepse ishte karizmatik, ashtu si Ibrahimovic, njerëz shumë bujarë”.

Nuk do të ishte hera e parë që Amadeus e ngjit futbollin në skenën e Sanremos, ai e bëri këtë tashmë dy vjet më parë me ish-trajnerin e ndjerë serb dhe gjigantin suedez të Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit